Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja sulmon sërish Houthit në Jemen, shkon në 53 numri i të vdekurve

Sulmet, SHBA

Foto: Associated Press

Rebelët Houthi të Jemenit kanë njoftuar se ka pasur sulme të reja amerikane kundër tyre, teksa numri i të vdekurve ka shkuar në 53, duke përfshirë pesë fëmijë.

Objektivat në zonat Al Jaouf dhe Hudaydah u goditën herët të hënën, sipas grupit rebel, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-së kanë konfirmuar se forcat e saj kanë vazhduar operacionet, raporton BBC.

SHBA-ja ka nisur atë që e ka quajtur një valë "vendimtare dhe të fuqishme" sulmesh ajrore ndaj objektivave Houthi të shtunën, si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar sulmet e Houthive ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Uashingtoni thotë se disa figura kyçe të Houthi janë në mesin e të vdekurve, por grupi nuk e ka konfirmuar këtë.

Udhëheqësi i Houthit, Abdul Malik al-Houthi, ka thënë se militantët e tij do të vënë në cak anijet amerikane në Detin e Kuq për sa kohë që SHBA-ja vazhdon sulmet e saj në Jemen.

Edhe Houthit thonë se kanë kryer sulme të reja ndaj Arabisë Saudite Botë Houthit thonë se kanë kryer sulme të reja ndaj Arabisë Saudite

Duke përditësuar numrin e mëparshëm të të vdekurve, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë Houthi, Anis al-Asbahi, ka postuar në X se 53 persona janë vrarë duke përfshirë "pesë fëmijë dhe dy gra" dhe se 98 persona janë plagosur.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Michael Waltz, i ka thënë ABC Neës se sulmet e së shtunës "shënjestuan shumë liderë Houthi”.

“Ne thjesht i goditëm dhe e njoftuam Iranin se mjaft është mjaft”, ka thënë Waltz.

Ndërkaq sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është zotuar për një fushatë raketore "të paepur" derisa të ndalojnë sulmet Houthi.

Edhe Houthit godasin Arabinë Saudite, më shumë se 70 të plagosur Botë Houthit godasin Arabinë Saudite, më shumë se 70 të plagosur

Houthi-t kanë thënë se do të vazhdojnë të synojnë anijet e Detit të Kuq derisa Izraeli të heqë bllokadën e Gazës dhe se forcat e tij do t'u përgjigjen sulmeve.

Grupi rebel i mbështetur nga Irani, i cili e konsideron Izraelin armikun e tij, kontrollon Sanaan dhe veriperëndimin e Jemenit.