Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një oborr spitali në Rripin e Gazës, herët të hënën.
Sulmi shkaktoi një zjarr që përfshiu një kamp me tenda për njerëzit e zhvendosur nga lufta, duke lënë disa prej tyre të djegura, sipas mjekëve palestinezë, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpitali i martirëve Al-Aksa në qytetin qendror Deir al-Balah po trajton një numër të madh të të plagosurve nga një sulm i mëparshëm në një strehë të kthyer në shkollë, që la të vdekur të paktën 20 persona.
Pamjet e Associated Press treguan fëmijë mes të plagosurve.
Të dhënat spitalore treguan se katër persona u vranë dhe 40 u plagosën. Njëzet e pesë persona u transferuan në Spitalin Nasser në Gazën jugore pasi pësuan djegie të rënda, sipas Spitalit të martirëve Al-Aksa.
Izraeli është ende duke kryer sulme pothuajse çdo ditë në të gjithë Rripin e Gazës, më shumë se një vit pas luftës, dhe ka kryer një sulm të madh tokësor në veri, ku thotë se militantët janë rigrupuar.
Lufta filloi kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, ndërsa militantët palestinezë rrëmbyen rreth 250 pengje. Rreth 100 mbahen ende brenda Gazës, një e treta e të cilëve besohet të jenë të vdekur.