Dje në Novi Pazar është mbajtur një protestë me të cilën është shënuar 100 vjetori i pushtimit të Sanxhakut nga Mbretëria serbe, kroate e sllovene, transmeton Koha.net.
Para fillimit të protestës, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Veprimit Demokratik (Stranka demokratske akcije - SDA) Ahmedin Shkrijel u ka thënë qytetarëve protestues se ka ardhur koha që Sanxhaku me kufijtë e vet, ta fitojë lirinë dhe vendin e vet nën diell.
Ai ka theksuar se krijuesit e Mbretërisë së SKS-së i kanë injoruar tërësisht interesat e Sanxhakut si entitet i posaçëm politik e që ishin përfshirë përmes Rezolutës së Sjenicës në vititn 1917.
“Përfshirja e Sanxhakut në territorin e Mbretërisë së SKS-së ka qenë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e qytetarëve të Sanxhakut, të cilëve iu mor e drejta që tërthorazi ose përmes përfaqësuesve të vet t’i mbrojnë interesat e veta”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Shkrijel.
Ai ka shtuar se me këtë protestë dërgohet mesazhi se qytetarët e Sanxhakut më nuk do të tolerojnë që ndokush t’i vërë para aktit të kryer
Edhe
Sanxhaku me protesta shënon pushtimin njëshekullor nga Serbia
“Çdo zgjidhje në kundërshtim me interesat e Sanxhakut dhe të qytetarëve të tij, për ne do të jetë e papranueshem dhe dhe jo detyruese”, ka përfunduar Shkrijel.
Në protestë mori pjesë edhe lideri i SDA-së së Sanxhakut Sulejman Ugljanin.
-
Shkrijel : Sanxhaku, kontesti i vetëm territorial i pazgjidhur në Ballkan, zgjidhja nga BE-ja dhe SHBA-ja
-
Aeroplanët ushtarakë serbë fluturojnë mbi Sanxhak, SDA-ja dënon përdorimin e tyre
-
Gucati: Kemi kërkuar që të mos ketë kufitarë serbë në ditën e protestës në Shkup
-
Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë