Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut dënon ashpër demonstrimin e forcës nga ushtria serbe, fluturimin e sotshëm të avionëve ushtarakë serbë mbi Novi Pazar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Përdorimi i avionëve ushtarakë mbi qiellin e Novi Pazarit është një kërcënim i hapur për të frikësuar qytetarët e Novi Pazarit dhe Sanxhakut. Ushtria serbe, policia dhe shërbimet e tjera të sigurisë kryen krimet më të rënda kundër boshnjakëve të Sanxhakut, për të cilët askush nuk i është përgjigjur deri tani dhe këto krime as që janë ndriçuar”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se, “për këtë arsye, boshnjakët e Sanxhakut shohin ushtrinë serbe, policinë dhe shërbimet e tjera të sigurisë, e përjetojnë si forcë kërcënuar i forcave e armatosura dhe një rrezik objektiv për jetën”.
Partia e Aksionit Demokratik (SDA) e Sanxhakut kërkon që presidenti dhe kryeministri serb të pezullojnë çdo përdorim të mëtejshëm të forcave të armatosura serbe në Sanxhak, dhe të njëjtat të largohen menjëherë nga territori i Sanxhakut.
PAD (SDA) e Sanxhakut u bën thirrje përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të marrin masat e duhura pa vonesë për të ndaluar kërcënimet dhe frikësimin e boshnjakëve të Sanxhakut nga udhëheqja e shtetit serb dhe forcat e armatosura serbe.
-
“Ka ardhur koha që Sanxhaku me kufijtë e vet ta ketë lirinë e vet”
-
Sanxhaku i kërkon BE-së të shqyrtojë Kapitujt 23 e 24 për integrimin e Serbisë
-
Rexhepi i quan provokime stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën
-
Hoxha: Dronë të dyshuar nga Serbia kanë fluturuar në veri, Policia në koordinim me KFOR-in
-
Shkelja e hapësirës ajrore nga dronë të Serbisë shihet akt provokues me mundësi përshkallëzimi