Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Enkel Rexhepi, i ka quajtur të papranueshme stërvitjet ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republikën e Kosovës, duke deklaruar se ato përbëjnë provokim ndaj popullatës shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook të cilin e ka shoqëruar edhe fotografi e cila tregon disa parashutistë, ai ka shkruar se demonstrimi i forcës me helikopterë dhe parashutistë në zona të banuara përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve shqiptar.
“Këto veprime janë të papranueshme dhe të rrezikshme, duke rikthyer klimën e frikës dhe pasigurisë në vend”, ka shkruar Rexhepi.
Tutje ka deklaruar se prania e bazave dhe zhvillimi i stërvitjeve ushtarake krijojnë një atmosferë presioni dhe frikësimi mbi popullatën shqiptare, duke ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e pasigurisë dhe nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve nga këto troje.
-
KFOR-i e quan “aktivitet rutinë” stërvitjen e ushtrisë serbe: S’përbën kërcënim për sigurinë
-
Hyseni thotë se stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën janë provokuese
-
Kurti i quan agresion stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës. Në KFOR thonë se s'përbëjnë rrezik
-
Dashevci: Stërvitjet ushtarake provokim ndaj paqes, Serbia do të na sulmonte po të kishte mundësi
-
Kamberi: Stërvitjet e ushtrisë serbe e cenojnë ndjenjën e sigurisë te shqiptarët në Luginë