Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dashevci: Stërvitjet ushtarake provokim ndaj paqes, Serbia do të na sulmonte po të kishte mundësi

Arben Dashevci

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Arben Dashevci, i ka cilësuar stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën si provokim të drejtpërdrejtë ndaj paqes dhe sigurisë në vend.

Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Dashevci ka thënë se veprimet e tilla nuk janë të reja, duke rikujtuar edhe lëvizjet e mëhershme të forcave serbe pranë kufirit, përfshirë angazhimin e helikopterëve afër Jarinjës para dy vjetësh. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, edhe pse këto aktivitete zhvillohen brenda territorit të Serbisë, ato kanë karakter provokues dhe lidhen me një qasje të pandryshuar politike që nga vitet e ’90-a.

“Këtë e shoh si provokimin e radhës duke pasur parasysh që në anën tjetër, edhe afër Jarinjës para dy vjetësh i kanë afruar helikopterët e tyre jashtë dhe afër, mirëpo kanë qenë në territorin e tyre. Unë e shoh direkt si provokim ndaj paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës sepse ky është establishmenti politik atje që ende nuk ka ndryshuar me mendësinë e tij të viteve të ’90-ta, fatkeqësisht ka mbetur vendi i vetëm që ka mbetur me atë mendësi sepse të gjithë preferojnë të jenë në NATO”, është shprehur ai. 

Dashevci e ka përmendur edhe rolin e KFOR-it si faktor stabiliteti, duke theksuar se kjo forcë ka qenë në dijeni për stërvitjet dhe se prania e saj mbetet garanci për sigurinë në vend. Megjithatë ai ka thënë se nevojitet forcim i kufirit me Serbinë.

“Serbia gjithmonë i ka shfrytëzuar situatat. Po të mundte nesër do të na sulmonte. Ajo na ka sulmuar më 2023 në Banjskë, na ka sulmuar arterien kryesore të ujit në Republikën tonë. Në këto raste të pasigurisë në botë, ajo nuk guxon ta bëjë asnjë sulm frontal. Jo që nuk do të dëshironte, por nuk ka guxim sepse e dinë fare mirë se si do të reagonte në këtë kohë presidenti Trump. Këtu nuk ka nevojë asnjë aktivizim i amendamentit 5 të NATO-s sepse e kemi KFOR-in. Edhe KFOR-i ka thënë se ka qenë në dijeni për këtë ushtrim. Mendoj se duhet forcuar kufirin. Po flasim për 364 kilometra kufi me këtë shtet”, ka theksuar ai. 

Dashevci u shpreh kritik ndaj qasjes së Bashkimit Evropian, duke kërkuar ndryshim të politikës ndaj Serbisë dhe vendosjen e sanksioneve. 

“Sanksionet ndaj Serbisë duhet të vihen tashmë. Deri ku duhet të shkojë bashkësia ndërkombëtare, në këtë rast Evropa me politikën e butë? Nuk mund të shkosh më ashtu me këtë shtet që fatkeqësisht vazhdon me qasjen destruktive. Vetëm sanksioni e ndal këtë establishment politik që është tash e 3 mandate e që nuk e ka ndërmend as ta ndryshojë këtë mentalitet. Qasja e BE-së duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë”, ka deklaruar ai.