Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut ka paralajmëruar mbajtjen e një shëtie protestues në Novi Pazar për nesër, ditën e enjte.
Me këtë protestë do të shënohet pushtimi njëshekullor i Sanxhakut nga ish-Mbretëria serbe, kroate e sllovene, me krijimin e të cilës Sanxhaku praktikisht ishte pushtuar, transmeton Koha.net.
Në kumtesën e kësaj partie, lider i të cilës është Sulejman Uglanin, theksohet se “interesat historike të rajonit të Sanxhakut, si entitet i posaçëm politik, janë shprehur përmes Rezolutës së Sjenicës të gushtit 1917 kur në tërësi është injoruar formimi i asaj mbretërie, ndërsa përfshirja e Sanxhakut në atë territor është bër kundër vullnetit dhe interesit të qytetarëve, të cilëve iu mohua e drejta e vetë atyre ose e përfaqësuesve legjitimë për ta mbrojtur Sanxhakun, veten dhe interesat e veta”.
Ftesa është bërë që qytetarët e këtij rajoni të protrestojnë qetë, në mënyrë demokratike dhe civilizuese.
-
“Ka ardhur koha që Sanxhaku me kufijtë e vet ta ketë lirinë e vet”
-
Uglanin ua dërgon Serbisë e Malit të Zi platformën për status special të Sanxhakut
-
Shkrijel : Sanxhaku, kontesti i vetëm territorial i pazgjidhur në Ballkan, zgjidhja nga BE-ja dhe SHBA-ja
-
“Novi Pazari shkëput Sanxhakun e Vojvodinën nga Serbia”
-
Gucati: Kemi kërkuar që të mos ketë kufitarë serbë në ditën e protestës në Shkup