Ahmedin Shkrijel, sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut ( Stranka demokratske akcije – SDA ), ka thënë se Sanxhaku aktualisht është kontesti kryesor dhe i vetëm territorial i pazgjidhur në Ballkan, transmeton Koha.net.
Ai ka sqaruar se përse sërish është aktualizuar ajo që ai e quan pushtim i Sanxhakut.
“Zgjidhja e krizës jugosllave hyn në fazën përfundimtare me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me shpërbërjen e RSFJ-së, është hapur çështja e Sanxhakut, i cili është pushtuar dhe në kundërshtim me vullnetin e popullit të Sanxhakut n ë vitin 1918 u fut në Mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve“, citon “danas” të ketë thënë Shkrijel.
Funksionari i partisë lider i të cilës është Sulejman Ugljanin, përkujton se në zgjedhjet e fundit për Këshillin Kombëtar Boshnjak ka fituar lista e tyre Samoopredeljenje, (Vetëvendosje) e cila bën boshtin kryesor legjitim e legal të aleancës patriotike të Sanxhakut, transmeton Koha.net.
SDA-ja kërkon drejtpërdrejt nga BE-ja, SHBA- ja dhe pjesëmarrësve të tjerë të konferencës ndërkombëtare për ish- Jugosllavinë që ta zgjidhin çështjen e Sanxhakut”, ka shtuar ai.
Kjo parti në Sanxhak më herët kishte organizuar një protestë me titullin „1918-a, viti i pushtimit të Sanxhakut”.
-
Uglanin ua dërgon Serbisë e Malit të Zi platformën për status special të Sanxhakut
-
“Ka ardhur koha që Sanxhaku me kufijtë e vet ta ketë lirinë e vet”
-
Sanxhaku me protesta shënon pushtimin njëshekullor nga Serbia
-
Kosova - prioritet dhe sfidë kryesore e Presidencës sllovene
-
Dushan Janjiq: Destabilizimi i Serbisë do ta përfshinte edhe rajonin