Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Novi Pazari shkëput Sanxhakun e Vojvodinën nga Serbia”

Nënkryetari aktual i Këshillit Kombëtar Boshnjak në Novi Pazar, Esad Xhuxho në Twitter ka publikuar një hartë në të cilën e ka ndarë Sanxhakun e Vojvodinën nga Serbia, transmeton Koha.net.

Kjo duket se e ka bërë shumë nervoze gazetën e Beogradit “Veçernje novosti” e cila ka shkruar se ky nuk është skandali i fundit nga politikanë boshnjakë që veprojnë në Novi Pazar.

Në këtë kontekst, gazeta ka përkujtuar edhe një deklaratë të liderit të boshnjakëve në Sanxhak Sulejman Ugljanin: “Serbia është shtet fashist që me gjenocid e krime dëshiron të pushtojë territore”.

Kjo deklaratë, thotë gazeta, është pritur me brohoritje “Republika e Sanxhakut”, “Suljo, të duam” dhe “Vuçiqu pederu...”.

Xhuxho, në mbishkrimin e fotografisë që ka publikuar, ka shkruar se kështu do të dukej Ballkani në vitin 2025.

Edhe Sanxhaku me protesta shënon pushtimin njëshekullor nga Serbia Botë Sanxhaku me protesta shënon pushtimin njëshekullor nga Serbia