Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jeta e vështirë e vejushave palestineze

Zouahraja jeton me vejusha të tjera në një sektor të kampit të refugjatëve në Al-Mawasi, i ndarë për gra dhe fëmijë të pashoqëruar. Fqinja e saj Amina humbi burrin dhe tre fëmijët e saj nga një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tyre afër qytetit Khan Younis.

(BBC) - Në momentet që nuk është në tendë duke u kujdesur për fëmijët e saj, Zouahraja shikon detin që formon kufirin perëndimor të botës së saj. Në këtë ditë me diell, deti është i kaltër dhe kur perëndon dielli, nuancat ari dhe të kuqe ngjyrosin horizontin.

Është deti i njëjtë që prek plazhin e Tel Avivit në veri gjithashtu baticat dhe zbaticat përgjatë brigjeve të Mesdheut. Dhe ky është deti prej nga, ka thënë Zouahraja, një predhë e hedhur nga anija e Izraelit ka vrarë burrin e saj.

“Ai ishte rrugës për në bregdet ku kishte vetura dhe autokolona të ndihmës... Kishte grumbuj me njerëz dhe anijet ushtarake filluan të gjuajnë drejt tyre. Burri im u godit në kokë”, ka thënë ajo.

Sulmi ndodhi më 9 shkurt – por Zouahraja nuk e mori vesh menjëherë. Ajo vetëm e dinte që Mahmoudi nuk ishte kthyer në shtëpi atë ditë.

Nëna 26-vjeçare sapo kishte lindur fëmijën e saj të katërt.

Edhe Mes rrënojave të shtëpisë së tij, një baba në Gazë kërkon eshtrat e familjarëve Botë 5 muaj më parë Mes rrënojave të shtëpisë së tij, një baba në Gazë kërkon eshtrat e familjarëve

Në fillim, burrat e rinj që ishin në vendngjarje dhe e dinin të vërtetën ngurronin t’i jepnin lajmin e hidhur Zouahrasë. Ata i kishin thënë se Mahmoudi vetëm ishte vonuar.

Por ajo e dinte që kishte ndodhur diçka e keqe. Kunati i saj kishte ardhur duke qarë dhe duke bërtitur se Mahmoudi kishte vdekur. E dëshpëruar për të marrë vesh të vërtetën, ajo shkoi në spital ose, siç ka thënë ajo, “në fund të botës” për ta gjetur atë.

Zouahraja përkulet përpara, ul kokën dhe fillon të dënesë. Duke parë nënën të shqetësuar, Lana 3-vjeçare prek krahun e saj. Pastaj ajo lëmon butësisht trupin e vëllait të saj foshnjë Mohammed, i cili ishte duke fjetur në prehrin e nënës së saj.

Zouahraja fillon të flasë përsëri. “I tërë trupi i tij ishte i lidhur me aparate dhe ishte i ftohtë. Nuk mund të flisja me të. U përpoqa, por ai nuk më përgjigjej”.

“Ai ishte duke fjetur...Shkoi të merrte ushqim për fëmijët e tij dhe u kthye në arkivol”.

Familja ishte shpërndarë për shkak të luftës. Ata jetonin në qytetin e Gazës para se të fillonin luftimet dhe pasi filluan ata u zhvendosën në kampin e refugjatëve në Al-Nusseirat në qendër të Rripit të Gazës. Ky ishte përfundimi i punës së Mahmoudit, i cili punonte në kompaninë ushqimore Pioneer në Gazë.

Image
Kampi Al-Mawasi

U zhvendosën përsëri nga Al-Nusseirati, duke ikur në jug për në Rafah pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit iu thanë se ishte zonë e sigurt.

Zouahraja jeton me vejusha të tjera në një sektor të kampit të refugjatëve në Al-Mawasi, i ndarë për gra dhe fëmijë të pashoqëruar. Fqinja e saj Amina humbi burrin dhe tre fëmijët e saj nga një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tyre afër qytetit Khan Younis.

Amina dhe djali i saj 5-vjeçar, Ibrahim – i cili është invalid – u nxorën të gjallë nga rrënojat që varrosën anëtarët e tjerë të familjes së saj.

Një vejushë tjetër, Amani Jasser Al-Khawr 32-vjeçare, humbi burrin, polic, dhe pesë fëmijët e saj në një sulm ajror në Gazën Qendrore në tetor – dhe tani jeton në një strehë të bërë nga panele zinku.

Edhe Dy jetë të reja në dy vjet lufte Botë 6 muaj më parë Dy jetë të reja në dy vjet lufte

Era godet panelet, duke larguar mbulojën e plastikës dhe materialin që mbulon Zouahranë dhe fëmijët e saj.

Mund të shihet se si është duke vuajtur ajo. Por edhe pse streha është e dobët dhe mizat fluturojnë mbi fëmijët e saj, toka është e fshirë dhe rrobat e familjes thahen në një tel rrobash jashtë.

Zouahraja tregon foto të burrit të saj – një burrë i pashëm, mbrojtës i familjes së tij.

“Nuk e di se çfarë do të bëj pa të. Ai siguronte jetësën për mua dhe fëmijët e mi. Ai kurrë nuk më la të kisha nevojë për dikë ose diçka...Tani askujt nuk i intereson për ne”, ka thënë Zouahraja.

Kjo jetë është duke i poshtëruar vejushat. Zouahraja ka nevojë për pelena për foshnjën dhe djalin e saj invalid, Mustafën. Ajo flet për ankthin e tij të vazhdueshëm.

“Ai sheh diçka dhe unë nuk mund t’ia japë atij. Ai vazhdon të qajë dhe të godasë veten e tij në tokë, duke e kërkuar, por unë nuk mund t’ia sigurojë atij”.

“Mustafa ka shumë nevoja të cilat nuk mund t’ia përmbushë. Ai vazhdon të urinojë në rroba dhe të kërkojë për gjëra që nuk mund t’ia japë. Ai kërkon ushqim, lëngje, molla dhe fruta, por unë nuk mund t’ia sigurojë”.

Para disa ditëve, një familje tjetër aty afër menaxhoi disi të gjente një pulë. Fëmijët e Zouahrasë e shikonin. Ata ishin afër njëri-tjetrit duke lakmuar.

Pastaj, Lana 3-vjeçare filloi të qante. Por nuk mund të bëhej asgjë. Njerëzit e tjerë ishin me fat, ose ndoshta kishin ca para dhe fëmijët e tyre mund të ushqeheshin.

Edhe “U ktheva i gjallë, por gjithçka ishte zhdukur” Botë 9 muaj më parë “U ktheva i gjallë, por gjithçka ishte zhdukur”

Vejushat e Al-Mawasit janë duke pritur që një kamp i ri, për gra të pashoqëruara dhe fëmijët e tyre, të përfundohet. Atje ata shpresojnë për ushqim, një vend për t’i strehuar nga era – të njëjtën mënyrë siç shpresojnë se vrasjet do të ndalen dhe nuk do humbasin më asgjë.

Përgatiti: Latra Gashi