Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

JD Vance: Putini s’po di se si të dalë nga lufta e Ukrainës

JD Vance

Foto: Associated Press

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar të hënën se nëse Rusia nuk lëviz përtej gabimeve të së kaluarës për të dalë nga lufta e Ukrainës, SHBA-ja do të deklarojë se kjo nuk është lufta e saj.

Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force Two, teksa po largohej nga Italia, Vence ka përsëritur deklaratat e presidentit Trump se kjo luftë është nisur në kohën e Joe Bidenit.

Ai ka shtuar se duket sikur presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po di se si të dalë nga lufta. 

“Putini duket se nuk e di mirë se si të dalë nga lufta e Ukrainës”, ka thënë Vance.

"Është lufta e Joe Bidenit, është lufta e Vladimir Putinit. Nuk është lufta jonë. Ne do të përpiqemi t'i japim fund, por nëse nuk mund t'i japim fund, përfundimisht do të themi: ‘E dini çfarë? Ia vlente të provohej, por ne nuk po vazhdojmë më’”, është shprehur ai.

Edhe Vance thotë se Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme drejt një marrëveshjeje paqeje Botë Vance thotë se Rusia ka bërë lëshime të rëndësishme drejt një marrëveshjeje paqeje

Vance i ka bërë delaratat pak para bisedës telefonike ndërmjet Trumpit dhe Putinit të hënën, lidhur me Ukrainën.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trumpi synon armëpushimin në Ukrainë nga kjo bisedë. 

Lexo përditësimet tjera
Donald Trump dhe Vladimir Putin

Trumpi bisedon me Putinin për paqen në Ukrainë