Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Java e parë e korrikut, më e nxehta ndonjëherë

Fillimi i muajit korrik ishte java më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Tokë, sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë. Sivjet edhe qershori ka qenë me temperaturat më të larta ndonjëherë, ka thënë organizata, pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Spanja, Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura.

“Bota sapo kaloi javën më të nxehtë ndonjëherë, sipas të dhënave preliminare”, ka thënë WMO-ja në një komunikatë për media, duke shtuar se i nxehti ka prekur sipërfaqen e tokës dhe oqeanet, dhe ka “potencial për ndikime shkatërruese në ekosisteme dhe ambient”.

Christopher Hewitt, drejtor për shërbime klimatike në WMO ka thënë se ndikimet do të vërehen edhe më 2024. “Ky është lajm shqetësues për planetin”, ka thënë Hewitt.

Shërbimi monitorues i klimës në Evropë “Copernicus” ka thënë për AFP-në se të dhënat kanë treguar se java e shkuar ishte më e nxehta që kur ka nisur matja më 1940.

I nxehti i madh ka ndikuar në vdekjen e 10 personave vetëm në fundjavë në kufirin SHBA-Meksikë, kanë njoftuar agjentët federalë.

Edhe Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës Botë 2 j. më parë Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se “situata që po e përjetojmë tash, është demonistrimi që ndryshim klimatik është jashtë kontrolli”.

Vetëm vitin e shkuar, sipas një raporti të fundit, vdiqën 61 mijë persona si pasojë e nxehtit të verës. Shumica që vdiqën ishin mbi moshën 80-vjeçare dhe 63 për qind e tyre ishin gra, sipas “Nature Medicine”.

Ekspertët thonë se dërrmimi nga i nxehti dhe sulmet pritet të jenë pasojat më të shpeshta, si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike.