Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Valë të nxehta intensive dhe mot ekstrem në Evropë, SHBA dhe Azi

Temperaturat e larta në të gjithë globin parashikohen të thyejnë rekordet e t’i përkeqësojnë zjarret në disa vende dhe pasojat e tmerrshme të ndryshimeve klimatike po bëhen më të dukshme me çdo vit që po kalon. Në të gjithë Evropën, Azinë dhe Amerikën e Veriut qeveritë po përgatiten për nxehtësi rekorde me paralajmërime shëndetësore dhe evakuime

Temperatura jashtëzakonisht të larta janë raportuar në të gjithë botën, duke thyer rekorde në vende të shumta. Java e parë e korrikut ishte më e nxehta e regjistruar, tregojnë të dhënat.

Vala e të nxehtit po vazhdon në Evropën Jugore, teksa temperaturat në Mesdheun qendror pritet të arrijnë kulmin të mërkurën.

Ishulli italian i Sardenjës ka regjistruar temperaturë prej 46 Celsius në pasditen e së martës.

Ka paralajmërime se nxehtësia ekstreme mund të vazhdojë edhe për 10 ditë të tjera në pjesë të Italisë.

Spanja është përballur gjithashtu me valë të njëpasnjëshme të të nxehtit, me temperaturat që dje arritën në 44C në jug të vendit.

Edhe Vazhdojnë temperaturat jashtëzakonisht të larta në Evropën Jugore Botë Vazhdojnë temperaturat jashtëzakonisht të larta në Evropën Jugore

I nxehti i madh ka shkaktuar edhe zjarre, si në ishullin spanjoll La Palma dhe në Greqinë kontinentale.

Në Shtetet e Bashkuara, miliona njerëz në jugperëndim dhe jug po përballen me temperatura të larta. Disa vende, si Teksasi dhe Arizona, janë përballur me të nxehtin që ka zgjatur një javë të plotë.

Ndërkohë, shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur pjesë të Japonisë, Kinës, Koresë së Jugut dhe Indisë, duke e bërë më të vështirë jetën e miliona njerëzve dhe duke shkaktuar përmbytje të shumta, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Agjencia e OKB-së për motin, Organizata Botërore Meteorologjike, ka njoftuar se temperaturat në Evropë mund ta kalojnë temperaturën rekorde prej 48.8 gradë Celsius e regjistruar në Sicili dy vjet më parë me një valë të re të të nxehtit e nxitur nga përparimet e ndryshimeve klimatike.

Edhe Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës Botë Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës

Temperaturat mbi 40 gradë Celsius parashikohen të vazhdojnë jo vetëm në Mesdhe, por edhe në të gjithë Amerikën e Veriut, Azinë dhe Afrikën e Veriut.

Rekordet e nxehtësisë po thyhen në të gjithë botën dhe shkencëtarët thonë se ka gjasa të mëdha që viti 2023 të cilësohet si viti më i nxehtë i regjistruar që nga mesi i shekullit XX.