Botë

E diela, dita më e nxehtë ndonjëherë në botë

Foto: Reuters / ilustrim

Rekordet e temperaturës në botë janë thyer të dielën me atë që mund të ketë qenë dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë, kanë sugjeruar të dhënat.

Temperatura mesatare globale e ajrit në sipërfaqe ka arritur në 17.09 gradë Celsius, sipas të dhënave nga Shërbimi për Ndryshimet Klimatike Copernicus. Kjo ishte mbi temperaturën e fundit më të lartë të regjistruar – 17.08 gradë Celsius më 6 qershor vitin e kaluar, raportoi Guardian. 

“Tronditëse është se sa shumë ka diferencë mes temperaturave 13 muajt e fundit me rekordet e mëhershme të temperaturës. Tani me të vërtetë jemi në territor të paeksploruar – dhe ndërsa klima vazhdon të ngrohet, ne do të shohim rekorde që thyhen në muajt dhe vitet në vijim”, ka thënë drejtori i “Copernicus”, Carlo Buontempo.

Gjetja vjen teksa pjesë të mëdha të botës janë zhytur në të nxehtë përvëlues.