Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gushti një prej muajve më të nxehtë në histori

IHMK - Parashikimi i motit

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka njoftuar se planeti sivjet ka përjetuar një prej verërave më të nxehta në histori.

Rekordi i temperaturave është thyer në muajin gusht, që ka qenë një prej muajve me temperaturat më ekstreme ndonjëherë.

Organizata e Meteorologjisë ka bërë të ditur se gushti nuk ishte më i nxehti në histori që është matur me pajisjet moderne.

Gushti ishte muaji i dytë më i nxehtë pas korrikut të këtij viti. Muaji gusht ka qenë për 1.5 gradë celsius më i nxehtë se mesatarja e temperaturave para periudhës industriale.

Oqeanet e botës, që përbëjnë më shumë se 70 për qind të sipërfaqes së Tokës – kanë qenë më të ngrohtit, me temperaturat që kanë arritur në 21 gradë celsius, temperaturat më të larta në tre muaj me radhë.

Deri më tani, viti 2023 është viti i dytë më i nxehtë në histori, pas vitit 2016.