Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

2023-a, viti më i nxehtë ndonjëherë

2023-a është konfirmuar si viti më i nxehtë i regjistruar, ka raportuar BBC-ja të martën, duke nxitur diskutimin nëse janë nxitur nga ndryshimet klimatike.

Viti i kaluar ishte për 1.48 gradë celsius më i nxehtë se mesatarja afatgjatë përpara se njerëzit të nisnin të digjnin sasi të mëdha lëndësh djegëse, fosile, ka thënë shërbimi i Klimës së Bashkimit Evropian.

Pothuajse në çdo ditë që nga korriku është regjistruar një temperaturë “e re” globale e lartë e ajrit.

Temperaturat e sipërfaqes së detit kanë thyer gjithashtu nivelet e mëparshme.

Në anën tjetër, Britania e Madhe ka përjetuar vitin e dytë më të ngrohtë. Kjo është konsideruar si alarm për vetëdijesimin mbi ndryshimet klimatike.