Është “thuajse e sigurt” se viti 2023 – një vit i përshkuar me valë të nxehtit, përmbytje e zjarre që shkaktuan viktima të shumta - do të jetë më i nxehti që është regjistruar ndonjëherë siç tregojnë të dhënat, raporton BBC.
Parashikimi pason pas temperaturave “jashtëzakonisht të larta” në tetor.
Temperatura mesatare e ajrit në tetor ishte 0.4 gradë Celsius më e lartë sesa që ishte në tetor të vitit 2019, që kishte qenë rekord, sipas shërbimit të BE-së për ndryshimet klimatike.
Tetori ishte muaji i pestë me rresht i këtij viti që vendosi rekord për nxehtësi.
Hulumtuesit parashikojnë temperatura ekstreme globale edhe në vitin 2024, si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Për që ky vit do të jetë më i nxehti që është regjistruar ndonjëherë, është e paevitueshme, pasi dy muajt e vitit 2023 ka shumë pak gjasa të ndryshojnë trendin dhe temperaturat e larta po vazhdojnë nëpër botë edhe në nëntor.