Ushtria izraelite ka urdhëruar të hënën evakuimin e qytetit të dytë më të madh të Gazës, Khan Younis, ku kishte kryer një operacion masiv më herët gjatë luftës, duke lënë pjesën më të madhe të zonës në gërmadha.
Izraeli ka zgjeruar ofensivën e tij në Gaza, duke thënë se është një përpjekje për t'i bërë presion Hamasit që të lirojë pengjet e mbetura të rrëmbyer në sulmin e 7 tetorit 2023.
Mirëpo Hamasi ka thënë se do t'i lirojë ata vetëm në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm dhe një tërheqjeje izraelite.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë të hënën se Izraeli planifikon "të marrë kontrollin e të gjithë Gazës" dhe të krijojë një sistem të ri për shpërndarjen e ndihmave që shmang Hamasin.
Ai ka thënë gjithashtu se Izraeli do të inkurajojë atë që ai i referohet si emigrim vullnetar i një pjese të madhe të popullsisë së Gazës në vende të tjera.
-
Ushtria izraelite urdhëron evakuimin masiv të palestinezëve nga Khan Younis
-
Hamasi thotë se ka humbur kontaktet me dy pengje izraelite
-
Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërkohë që Izraeli vazhdon sulmet
-
Palestinezët përpiqen t'u shpëtojnë sulmeve izraelite në qytetin e Gazës
-
Izraeli intensifikon bombardimet në Gazë, familjet detyrohen të ikin