Izraeli ka njoftuar se ka nisur një sulm të zgjeruar në tokë në qytetin e Gazës të martën, duke injoruar dënimin ndërkombëtar, ndërkohë që palestinezët po largoheshin masivisht nga zona më e madhe urbane e enklavës për shkak të intensifikimit të bombardimeve.
Inkursioni i shumëpritur filloi në periferi të qytetit, siç thanë zyrtarët izraelitë, ku ushtria e Izraelit ka përshpejtuar sulmet ajrore dhe shkatërrimin e ndërtesave shumëkatëshe gjatë javës së kaluar.
“Gaza po digjet,” shkroi të martën ministri i Mbrojtjes, Israel Katz. Ai shtoi se Ushtria e Mbrojtjes e Izraelit (IDF) po godet “infrastrukturat e terrorizmit” dhe po punon për “shpëtimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit.” Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është në një “fazë kritike” të luftës, duke sulmuar qytetin e Gazës, të cilin qeveria e tij e sheh si një nga bastionet e fundit të Hamasit.
Ky inkursion vjen ndërkohë që Kombet e Bashkuara dhe akterë të tjerë kanë paralajmëruar se sulmo do të përkeqësojë krizën humanitare, e cila edhe ashtu është në gjendje të rëndë, në disa pjesë të Gazës që janë shpallur zyrtarisht nën kushte urie. Pothuajse një milion njerëz – gati gjysma e popullsisë së territorit – jetojnë në dhe rreth qytetit të Gazës. Izraeli është përpjekur të detyrojë popullsinë lokale të largohet, por ushtria izraelite ka deklaruar se deri tani ka ikur vetëm rreth 40% e njerëzve.
Vendimi i Netanyahut për të vazhduar operacionin, pavarësisht kritikave gjithnjë në rritje ndërkombëtare dhe shqetësimeve të zyrtarëve të tij të sigurisë, thekson gatishmërinë e tij për të injoruar presionin global dhe për të ndjekur luftën sipas kushteve të tij.
Të martën, një hetim i pavarur i Kombeve të Bashkuara konkludoi se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, duke gjetur se civilët në enklavën e shkatërruar “u janë drejtuar kolektivisht si pasojë të identitetit të tyre si palestinezë.” Izraeli e hodhi poshtë këtë raport si “të shtrembëruar dhe të pasaktë,” duke kërkuar shpërbërjen e komisionit të hetimit.
-
Izraeli nis ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës
-
Izraeli kryen sulme të reja në Gazë, sfidon armëpushimin
-
Izraeli ka nisur sulme në qytetin e Gazës
-
Izraeli ua jep “mundësinë e fundit” palestinezëve që të largohen nga Gaza
-
Tanket izraelite hyjnë më thellë në Gazë, shumë të plagosur mbesin të bllokuar