Ministria izraelite e Mbrojtjes të mërkurën i ka urdhëruar të gjithë palestinezët e mbetur që të largohen nga qyteti i Gazës, duke e quajtur këtë si “mundësinë e fundit”. Ajo ka theksuar se çdokush që rri do të konsiderohet si militant ose mbështetës dhe do të përballet me ofensivën e Izraelit.
Të paktën 21 palestinezë u vranë në territor, derisa Hamasi po e shqyrton propozimin e ri të presidentit amerikan për përfundimin e luftës.
Një zyrtar i Hamasit i ka thënë AP-së se ka disa pika në propozim që janë të papranueshme.
Rreth 400,000 palestinezë janë larguar nga qyteti i Gazës që kur Izraeli nisi ofensivën e madhe muajin e kaluar, por qindra mijëra janë ende aty.
“Kjo është mundësia e fundit për banorët e Gazës që të largohen në jug. Ata që mbeten në Gaza do të konsiderohen terroristë ose mbështetës të terrorizmit”, ka shkruar ministri izraelit Israel Katz në X.
-
Numri i të vrarë në Gazë tejkalon shifrën 66,000
-
Mbi 80 të vrarë në Gazë teksa ofensiva izraelite vazhdon të zgjerohet
-
34 të vrarë nga sulmet izraelite. Shtohen vendet që paralajmërojnë ta njohin shtetin palestinez
-
Izraeli paralajmëron përdorimin e “forcës së paparë” në Gazë
-
Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërkohë që Izraeli vazhdon sulmet