Forcat izraelite të sigurisë të martën kanë shkatërruar shtëpinë e një palestinezi, në Bregun e pushtuar Perëndimor. Sipas ushtrisë ai akuzohet për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës me armë, që ndodhi në fillim të këtij viti, duke nxitur kështu tensione në territorin e pushtuar.
Taktika e moçme e Izraelit për të shkatërruar shtëpitë e familjeve të sulmuesve të dyshuar palestinezë, është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut, të cilat e kanë cilësuar atë si dënim kolektiv e të ndaluar sipas Ligjit Ndërkombëtar.
Në anën tjetër Izraeli mbron sulmet e tilla të shtëpive, si mënyrë që synon të parandalojë sulmet e ardhshme.
Qeveria e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, e cila ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër palestinezëve, është zotuar të shtojë prishjen e shtëpive të sulmuesve palestinezë, derisa dhuna në Bregun e pushtuar Perëndimor po vazhdon. Ushtria izraelite raportoi se forcat e saj hynë në kampin e refugjatëve Askar në qytetin verior të Nablusit të Bregut Perëndimor, të martën herët, dhe shkatërruan banesën e 49-vjeçarit, Abdul Fattah Kharushah, anëtar i dyshuar i grupit militant Hamas, i cili dyshohej se kishte qëlluar dhe vrarë dy vëllezër izraelitë në qytetin Haëara, në fillim të këtij viti.
Të shtënat në autostradë më 26 shkurt, ku mbetën të vrarë vëllezërit, kishte pasuar një sulm vdekjeprurës ushtarak izraelit në Nablus dhe kishte shkaktuar shpërthimin më të madh të dhunës së kolonëve në dekada. / AP
-
“Hakmerret” Izraeli, rrënon shtëpi në Bregun Perëndimor
-
Forcat izraelite të sigurisë sulmojnë qytetin e Bregut Perëndimor
-
Dy të vrarë nga forcat izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor
-
Vrasja e palestinezit, shembja e shtëpisë nga Izraeli thellon konfliktin në Bregun Perëndimor
-
Raportohet për 10 palestinezë të vrarë në bastisje në Bregun Perëndimor