Ushtria izraelite ka zhvilluar bastisje të premten në një qytet palestinez në Bregun Perëndimor verior, duke rrethuar një apartament dhe duke shkaktuar një përleshje me militantët lokalë.
Në këtë përleshje u vra një mësues palestinez që sipas familjes së tij, nuk ishte i përfshirë.
Kjo është e fundit në një seri bastisjesh që ushtria izraelite ka realizuar në territorin e pushtuar e që kanë rezultuar me një numër të lartë të viktimave palestineze.
Siç raporton AP-ja forcat izraelite të sigurisë sulmuan një qytet afër Tubas, në verilindje të qytetit palestinez të Nablusit dhe rrethuan një shtëpi ku besohej se ishin të strehuar militantët.
Sipas banorëve ushtarët izraelitë u bënë thirrje militantëve të kërkuar përmes altoparlantëve që të dorëzoheshin.
Kur personat e armatosur refuzuan thirrjet për dorëzim, ushtria izraelite lëshoi raketa dhe granata në ndërtesë në përpjekje për t'i detyruar ata të largoheshin.
Edhe
Izraeli shkatërron shtëpinë e sulmuesit të dyshuar në Bregun e pushtuar Perëndimor
Sipas degës lokale të grupit militant të Xhihadit Islamik Palestinez, personat e armatosur refuzuan të dorëzoheshin dhe arritën të largoheshin nga shtëpia e shkatërruar.
Ushtria izraelite ka njoftuar se kontrolloi strehën dhe gjeti pajisje shpërthyese të improvizuara në dhomën e fëmijëve, së bashku me pajisje të tjera ushtarake si karikatorë armësh me kapacitet të lartë.
-
Vrasja e palestinezit, shembja e shtëpisë nga Izraeli thellon konfliktin në Bregun Perëndimor
-
Raportohet për 10 palestinezë të vrarë në bastisje në Bregun Perëndimor
-
Një i vrarë dhe pesë të plagosur nga sulme të armatosura në disa qytete të Izraelit
-
Vriten dy ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar