Dhjetë palestinezë janë vrarë, përfshirë këtu një i moshuar, gjatë një bastisje të Ushtrisë së Izraelit në Bregun Perëndimor të okupuar, kanë thënë dëshmitar dhe zyrtarë shëndetësorë palestinezë, raporton BBC.
Shpërthime dhe të shtëna me armë janë dëgjuar ndërsa trupat kanë bastisur zemrën e Nablusit.
Pati konfrontime të armatosura, ku brenda një shtëpie u vranë dy militantë palestinezë.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se trupat po operonin në Nablus.
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë thënë se një civil 72-vjeçar është në mesin e vrarëve jashtë shtëpisë së rrethuar, ku pati luftime të armatosura.
Edhe
Pesë palestinezë të vdekur gjatë bastisjeve të kryera nga ushtria izraelite
Raportohet për më tepër se 100 të lënduar nga të shtënat me armë. Shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë.,
Zëdhënësi i presidentit të Palestinës, Mahmoud Abbas, ka dënuar bastisjen dhe ka thënë se Qeveria e Izraelit është përgjegjëse “për përshkallëzimin e rrezikshëm, që po e shtyn rajonin drejt tensioneve dhe një shpërthimi”.