Forcat izraelite kanë vrarë dy palestinezë në kërkim, të premten, në Bregun Perëndimor të pushtuar, disa ditë pasi Izraeli i dha fund një ofensive të madhe dy-ditore kundër militantëve palestinezë.
Agjencia izraelite e sigurisë së brendshme, Shin Bet, raportoi se dy burrat, u vranë në një betejë me armë me forcat izraelite në kryeqytetin tregtar të Bregut Perëndimor, Nablus.
Vdekjet e së premtes janë pjesë e një dhune të përsëritur njëvjeçare që nuk tregon shenja pakësimi, pavarësisht operacionit të ashpër izraelit këtë javë në kampin e refugjatëve Jenin.
Izraeli ka organizuar sulme në Bregun Perëndimor për 16 muaj, në përgjigje të një vale sulmesh palestineze kundër izraelitëve pranverën e kaluar.
Bregu Perëndimor, i cili përfshin Nablusin dhe Jeninin dhe ku Autoriteti Palestinez ka më pak terren, ka qenë një pikë e madhe përplasjeje gjatë asaj periudhe.