Në përgjigje të një sulmi të kryer në Tel Aviv në muajin janar, forcat izraelite kanë rrënuar dy shtëpi herët të mërkurën në qytetin Bani Naim në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Shtëpitë e rrënuara ishin ato të familjeve të të dy të burgosurve, Mohamed Salem dhe Mahmoud Ziadat, raporton “Associated Press”.
Djali i Salemit, Ahmedi është gjithashtu i burgosur dhe së bashku me Mahmoud Ziadatin dyshohen të jenë personat e përfshirë në sulmin e kryer në Tel Aviv në janar.
Në janar, të paktën dy palestinezë kryen sulmin në veri të Tel Avivit, duke shkelur me makina këmbësorët dhe duke therur me thikë njerëz. Një grua mbeti e vrarë dhe 12 persona u plagosën.
Policia tha në atë kohë se arrestoi dy të dyshuar palestinezë nga Bregu i pushtuar Perëndimor.
Grupi militant Hamas nuk e dënoi sulmin në atë kohë, por as ai dhe as grupet e tjera të armatosura nuk morën përgjegjësinë.
-
Izraeli shkatërron shtëpinë e sulmuesit të dyshuar në Bregun e pushtuar Perëndimor
-
Ushtria izraelite vazhdon operacionet në Bregun Perëndimor edhe dy ditë para zgjedhjeve
-
Ushtria izraelite dëbon rreth 1.200 palestinezë nga shtëpitë e tyre në Hebron
-
Rriten tensionet para zgjedhjeve në Izrael
-
Netanyahu urdhëron mbylljen e plotë të Bregut Perëndimor pas një sulmi atje