Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli ende nuk ka diskutuar me sauditët për shtetin e palestinezëve

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë të mërkurën se përmirësimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite u bë i mundur pa biseduar për formimin e shtetit të palestinezëve.

Gjatë javës së kaluar, Netanyahu kishte deklaruar se Izraeli është shumë afër pajtimit me Arabinë Saudite.

Ai ka thënë se gjatë kësaj jave ministri izraelit i Turizmit ka vizituar Arabinë Saudite dhe se gjatë muajve të ardhshëm priten vizita të tjera.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë përpjekje që të ndërmjetësonin marrëveshjen e normalizimit mes Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Marrëveshja është vlerësuar se do të ketë ndikim të madh në Lindjen e Mesme.

Edhe Netanyahu thotë se pakti me Arabinë Saudite është çështje muajsh Botë Netanyahu thotë se pakti me Arabinë Saudite është çështje muajsh

Mirëpo deri te marrëveshja përfundimtare ka disa pengesa, siç është kërkesa e sauditëve për progres në formimin e shtetit të Palestinës, kërkesë vështirë e realizueshme nga qeveria e Netanyahut, që njihet për qëndrimet e saj nacionaliste dhe fetare.