Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë për televizionin amerikan Fox News të premten mbrëma, ka thënë se është shumë i lumtur që princi saudit i kurorës e ka konfirmuar se është shumë afër normalizimi mes dy shteteve.
Mirëpo kryeministri izraelit ka tërhequr vërejtjen se mundësia e bisedimeve është brenda muajve të ardhshëm. Të mërkurën, princi i kurorës, Mohammed bin Salman, ka thënë se bisedimet me Izraelin nënkuptojnë mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve, por mbetet çështje shumë e rëndësishme trajtimi i palestinezëve. Ai ka refuzuar të tregojë se çfarë kanë kërkuar sauditët për palestinezët.
Ka disa pengesa deri te marrëveshja, përfshirë kërkesën e sauditëve për krijimin e shtetit palestinez – propozim vështirë i pranueshëm për qeverinë nacionaliste të Netanyahut. Sauditët gjithashtu janë duke bërë përpjekje për paktin e mbrojtjes me SHBA-në dhe dëshirojnë program të vetin bërthamor, që ka nxitur shqetësimet për garën bërthamore me Iranin.
-
Izraeli ende nuk ka diskutuar me sauditët për shtetin e palestinezëve
-
Netanyahu: Mund të ketë marrëveshje për pengjet
-
Netanyahu: Izraeli nuk është palë e marrëveshjes SHBA-Iran
-
Netanyahu e pranon vështirësinë për të ndikuar në vendimet e Trumpit lidhur me Iranin
-
Netanyahu: Irani s’përbën më rrezik për ekzistencën e Izraelit