Autoritetet iraniane thonë se kanë arrestuar 279 persona për të cilët pretendojnë se janë të lidhur me "organizata trazirash" të lidhura me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.
Shefi i policisë së sigurisë publike iraniane, Faraja, "njoftoi arrestimin e 279 banditëve dhe shkaktarëve të problemeve", sipas një raporti në llogarinë Telegram të transmetuesit shtetëror iranian IRIB.
Gjatë javëve të fundit të trazirave, zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për nxitje të paqëndrueshmërisë në vend dhe i kanë quajtur protestuesit "vandalë".
Protestat të cilat thuhet se janë përhapur në 180 qytete dhe qyteza në të 31 provincat, janë nxitur nga zemërimi për rënien e monedhës iraniane dhe kostos në rritje të jetesës.
E presidenti amerikan, Donald Trump, ka inkuruajuar të martën pr otestuesit që të vazhdojnë protestat, duke i quajtur ata “patriotë”. Ai ka thënë se ndihma për ta “është duke ardhur”.
-
Mbi 495 protestues të vrarë në Iran e më shumë se 10 mijë të arrestuar
-
Të paktën 65 të vrarë në dy javë protesta në Iran. Trumpi e përsërit kërcënimin
-
Të paktën 36 të vrarë në protestat në Iran
-
Irani ekzekuton dy protestues anti-qeveritarë
-
Irani ekzekuton të dënuarin për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në