SHBA-ja ka indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm raketor në Izrael.
Agjencitë e lajmeve raportojnë duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë se ka indikacione se kjo mund të ndodhë shumë shpejt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtari amerikan i ka thënë AFP-së se një sulm ndaj Izraelit do të kishte "pasoja të rënda për Iranin".
Izraeli ka nisur të hënën një ofensivë tokësore në Libanin jugor, teksa të martën ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga 30 fshatra libaneze.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari ka deklaruar se deri tani Izraeli nuk ka identifikuar ndonjë kërcënim ajror nga Irani.
Hagari ka shtuar se IDF-ja është në gjendje të lartë gatishmërie dhe se një sulm iranian ndaj Izraelit do të kishte pasoja.