Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara ka paralajmëruar se çdo shtet që ofron ndihmë për Izraelin do të bëhet “objektiv legjitim”, raporton “BBC”.
“Nëse ndonjë vend i jep ndihmë agresorit, ai do të konsiderohet gjithashtu bashkëpunëtor dhe objektiv legjitim”, thuhet në deklaratë. “Ne këshillojmë vendet të përmbahen nga përfshirja në konflikt mes regjimit izraelit dhe Iranit dhe të distancohen nga përplasja”.
Misioni shtoi se kanali i vetëm i komunikimit mes Washingtonit dhe Iranit është Ambasada Zvicerane në Teheran.
Irani e sulmoi Izraelin me afro 200 raketa balistike të martën. Izraeli ka paralajmëruar se do të hakmerret.