Teksa bombardimet e Izraelit ndaj Teheranit kanë vazhduar mëngjesin e së enjtes, Irani gjithashtu ka nisur valën e vet të sulmeve gjatë natës kundër Izraelit dhe objektivave amerikane.
Ushtria iraniane ka thënë se kishte lëshuar disa dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi Arash gjatë natës, duke synuar rezervuarët e karburantit në Bazën Ajrore Ramat David në Izrael.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë cisternë amerikane nafte është goditur nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Gjirin Persik verior dhe është në flakë, ka raportuar agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars.
IRGC ka thënë në një deklaratë se gjatë luftës, kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë nën kontrollin e Iranit.
IRGC ka thnë gjithashtu mëngjesin e së enjtes se vala e 19-të e operacionit “Premtimi i Vërtetë 4” ka filluar me një operacion të kombinuar me raketa dhe dronë kundër pozicioneve amerikane dhe izraelite në rajon, sipas transmetuesit shtetëror iranian Press TV.