Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur disa cisterna iraniane pranë ishullit Kharg në Ngushticën e Hormuzit të martën, kanë raportuar për “CNN” dy zyrtarë amerikanë.
Njëri prej zyrtarëve tha se forcat amerikane goditën cisternat iraniane të lidhura me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), në përgjigje të përpjekjeve për sulme me raketa ndaj anijeve luftarake amerikane.
Sulmet vijnë në një kohë kur SHBA-ja e ka orientuar strategjinë e saj në këtë luftë drejt goditjes ose neutralizimit të objektivave pranë Ngushticës së Hormuzit, përcjelljes së anijeve tregtare nëpër këtë rrugë kyçe ujore dhe vazhdimit të bllokadës detare ndaj porteve iraniane.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani sulmon bazën amerikane në Jordani dhe anijet pranë Hormuzit
-
Irani pretendon se goditi një mjet amerikan në Ngushticën e Hormuzit
-
SHBA-ja godet tre transportues iranianë të naftës
-
Irani akuzon SHBA-në se shënjestroi një cisternë pranë ishullit Kharg
-
SHBA-ja njofton për sulme të reja ndaj Iranit