Inteligjenca britanike njoftoi të dielën se Rusia e ka humbur 30 për qind të potencialit tokësor në luftë ndaj Ukrainës, raporton BBC-ja.
Sipas raportit të Britanisë së Madhe, rreth 50 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur që kur nisi pushtimi në Ukrainë, ndërsa janë shkatërruar 1.700 tanke e 4.000 automjete të blinduara luftarake.
Kreu i Shtabit të Britanisë së Madhe, Tony Radakin, tha se këto shifra i japin Ukrainës “besim absolut” se do ta fitojë luftën dhe do ta kthejë territorin “sipas kushteve të saj”.
Radakin u shpreh se ambicia ruse për “blitzkrieg” po dështon.
“Rusia është një shtet më pak i fuqishëm se sa ishte në fillim të shkurtit”, përfundoi ai. Sipas admiralit britanik, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shtypur tërë opozitën e brendshme dhe se “Moska do të mbetet kërcënim për sigurinë globale me dekada”.
-
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë
-
Humbjet ruse në Ukrainë thyejnë çdo rekord pas Luftës II Botërore
-
Ushtria ukrainase publikon raportin, humbjet e trupave ruse në fushëbetejë
-
Rusia ka përjetuar muajin më të rëndë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, thotë ministri britanik
-
Ukraina publikon raportin e humbjeve ruse