India ka njoftuar se ka testuar me sukses një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, e cila, kur të jetë funksionale, do të jetë në gjendje të arrijë në cilëndo pjesë të Kinës.
Raketa Agni-5 u nis me sukses të mërkurën dhe autoritetet thanë se ajo kaloi të gjitha parametrat operacionalë dhe teknikë.
India dhe Kina janë rivalë që konkurrojnë për ndikim në të gjithë Azinë Jugore dhe marrëdhëniet janë përkeqësuar më 2020 pas një përplasjeje vdekjeprurëse kufitare.
Tetorin e kaluar, kryeministri indian Narendra Modi u takua me liderin e Kinës, Xi Jinping, për herë të parë në pesë vjet në një samit në Rusi.
Modi pritet ta bëjë vizitën e parë në Kinë që nga viti 2018 këtë muaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina dhe India zotohen të jenë partnerë, jo rivalë
-
Pakistani teston sërish një raketë mes tensionesh me Indinë
-
Kina teston raketë balistike ndërkontinentale për herë të parë në dekada
-
Rubio takon Modin gjatë vizitës në Indi, energjia në krye të agjendës
-
Rusia dhe Kina rikthejnë planet për ndërtimin e tubacionit të madh të gazit mes dy vendeve