Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rubio takon Modin gjatë vizitës në Indi, energjia në krye të agjendës

Marco Rubio

Foto: Associated Press

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka zhvilluar bisedime me kryeministrin indian Narendra Modi në Delhi, si pjesë e një vizite katër-ditore në vend. Rubio mbërriti në qytetin lindor të Kalkutës të shtunën në mëngjes përpara se të udhëtonte për në kryeqytet. 

Ai i bëri një ftesë Modit për të vizituar Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit të tyre, thanë zyrtarët amerikanë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, kryeministri indian tha se dyshja kishte diskutuar çështje që lidhen me paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale. Vizita vjen ndërsa të dy vendet kërkojnë të riformësojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike në mes të një krize botërore energjitike të shkaktuar nga lufta me Iranin që ka prekur rëndë Indinë.

Dërgesat e energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit praktikisht janë ndalur që kur Izraeli dhe SHBA sulmuan Iranin.

Irani ka përdorur mbylljen efektive të ngushticës, përmes së cilës rrjedh rreth 20% e naftës dhe gazit natyror në botë, si një taktikë presioni në negociatat e brishta të paqes me SHBA-në. 

Pothuajse gjysma e importeve të naftës bruto të Indisë zakonisht kalojnë nëpër ngushticë. Rubio diskutoi situatën në Lindjen e Mesme me Modin, tha zëdhënësi i tij pas takimit të tyre.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejojnë Iranin të mbajë peng tregun global të energjisë dhe pohoi se produktet e energjisë amerikane kanë potencialin për të diversifikuar furnizimin me energji të Indisë, shtoi zyrtari amerikan. Rubio kishte lënë të kuptohet përpara takimit se SHBA ishte e interesuar t'i shes Indisë energji sa do që ka nevojë të blejë.