Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë arritur “një marrëveshje mjaft solide” për t’i dhënë fund luftës, e cila mund të zyrtarizohet të hënën.

“Ende jemi në proces. Mendonim se mund të kishim lajme mbrëmë, e ndoshta edhe sot”, ka thënë Rubio gjatë një vizite në Indi.

Deklarata e tij vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se i kishte udhëzuar negociatorët “të mos nxitojnë drejt një marrëveshjeje”, megjithëse më herët kishte sugjeruar se ajo ishte afër finalizimit.

Sipas raportimeve, marrëveshja përfshin një zgjatje 60-ditore të armëpushimit, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një plan për negociata të mëtejshme mbi programin bërthamor të Iranit.

Rubio tha se në tavolinë ndodhet një propozim konkret për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, rrugë strategjike ujore përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në  botë dhe që aktualisht po bllokohet nga Irani.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk duhet të nxirren përfundime të shpejta, duke theksuar se “duhet pak kohë për të marrë përgjigje nga Irani”.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, inteligjenca amerikane beson se lideri suprem iranian, i plagosur gjatë një sulmi izraelit në ditën e parë të luftës. Ndodhet në një vend të panjohur, gjë që po e vështirëson komunikimin  me emisarët e tij dhe po e ngadalëson ritmin e negociatave.

Edhe Irani thotë se nuk është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me SHBA-në Botë 1 muaj më parë Irani thotë se nuk është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me SHBA-në

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi gjatë fundjavës se palët janë “shumë afër e njëkohësisht shumë larg” arritjes së një marrëveshjeje.

Mediat amerikane raportojnë se marrëveshja e propozuar nuk përbën zgjidhje përfundimtare, pasi çështja kyçe si lehtësimi i sanksioneve ndaj Iranit, lirimi i fondeve të ngrira iraniane dhe kufizimi i ambicieve bërthamore të Teheranit do të negociohen më vonë.

Ndërkohë, çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet aziatike të aksioneve janë rritur për shkak të optimizmit për një marrëveshje të mundshme.

Trumpi i lidh “Marrëveshjet e Abrahamit” me marrëveshjen me Iranin

1 muaj më parë / 25 maj 2026 15:24
Donald Trump

Photo: Associated Press

Në një postim të ri në Truth Social të hënën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se bisedimet me Iranin "po ecin mirë", por ka përsëritur paralajmërimin e tij të mëparshëm se ose do të jetë një "marrëveshje të shkëlqyer për të gjithë" ose nuk do të ketë fare marrëveshje, duke ngritur mundësinë e një rifillimi të sulmeve ndaj Iranit nëse marrëveshja nuk arrin të miratohet.

Ai ka thënë po ashtu se duhet të jetë "e detyrueshme" për disa vende në rajon, duke përfshirë Arabinë Saudite, Katarin, Egjiptin, Jordaninë dhe Pakistanin, të nënshkruajnë "Marrëveshjet e Abrahamit", marrëveshje diplomatike të ndërmjetësuara në vitin 2020 në të cilat disa vende arabe kanë rënë dakord të njohin Izraelin, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të arritur një marrëveshje me Iranin. 

Të gjitha këto vende kanë ndihmuar në ndërmjetësimin midis Uashingtonit dhe Teheranit, teksa Pakistani ka udhëhequr në këtë drejtim. 

“Mund të jetë e mundur që një ose dy të kenë një arsye për të mos e bërë këtë, dhe kjo do të pranohet, por shumica duhet të jenë të gatshme, të gatshme dhe të afta ta bëjnë këtë Marrëveshje me Iranin një

Ngjarje shumë më Historike sesa do të ishte, përndryshe. Marrëveshjet e Abrahamit e kanë dëshmuar të jenë, për vendet e përfshira (Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Marokun, Sudanin dhe Kazakistanin), një “boom” financiar, ekonomik dhe social, madje edhe gjatë kësaj kohe konflikti dhe lufte, teksa anëtarët aktualë kurrë nuk sugjeruan të largoheshin, ose të bënin as një pauzë”, ka shkruar Trumpi. 

“Që nga nënshkrimi i marrëveshjes historike, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në veçanti kanë zhvilluar lidhje të ngushta ekonomike dhe të sigurisë, duke përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje dhe një pakt të tregtisë së lirë, megjithëse ka tendosje të konsiderueshme në marrëdhënie. Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, më parë ka shprehur një gatishmëri të mundshme për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, por Arabia Saudite ka thënë se njohja e Izraelit është e kushtëzuar nga krijimi i një shteti palestinez”, ka përfunduar Trumpi. 

Trump: Marrëveshja me Iranin ose do të jetë e shkëlqyer ose s’do të jetë fare

1 muaj më parë / 25 maj 2026 14:20
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të hënën se marrëveshja me Iranin ose do të jetë kuptimplotë dhe e shkëlqyer, ose nuk do të ketë fare.

Duke komentuar kritikat e demokratëve dhe të tjerëve rreth përpjekeve që ai po bën për të arritur një marrëveshje, Trumpi ka thënë se ata nuk dinë asgjë se çfarë po mundohet të arrijë.

“Marrëveshja me Iranin ose do të jetë e shkëlqyer dhe kuptimplote, ose nuk do të ketë asnjë marrëveshje. Do të jetë krejt e kundërta e katastrofës së negociuar nga administrata e dështuar e Obamës, e cila ishte një rrugë e drejtpërdrejtë dhe e hapur drejt një arme bërthamore për Iranin. Jo, unë nuk bëj marrëveshje të tilla”, ka shkruar Trumpi të hënën në Truth Social.

Deklarata e tij vjen në kohën kur administrata e tij po flet për përafrim të madh qëndrimesh me Iranin.

Të shtunën Trumpi ka deklaruar se marrëveshja është shumë afër dhe se pritet të nënshkruhet të dielën, mirëpo të dielën ai ka thënë se nuk po nxitohej në këtë drejtim.

Ndërkohë pala iraniane ka thënë të hënën se ka pajtime në shumë tema, mirëpo marrëveshja nuk është ende afër. 

Irani thotë se nuk është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me SHBA-në

1 muaj më parë / 25 maj 2026 11:12
Teheran

Photo: Associated Press

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka thënë të hënën se janë arritur përfundime mbi shumë tema të diskutuara në një memorandum të mundshëm mirëkuptimi me SHBA-në.

Mirëpo ai ka shtuar se kjo nuk do të thotë që Teherani është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje.

Zëdhënësi Baghaei ka thënë po ashtu se Irani po negocion përfundimin e luftës dhe aktualisht nuk po diskuton çështjet bërthamore, teksa ka përsëritur se ndryshimet në qëndrimet e zyrtarëve amerikanë krijojnë probleme për çdo marrëveshje.

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte paralajmëruar të shtunën se një marrëveshje me Iranin ishte shumë afër nënshkrimit.

Mirëpo të dielën, ai ka shkruar në Truth Social se u kishte kërkuar përfaqësuesve amerikanë që të mos nxitoheshin me nënshkrimin e saj, duke thënë se ajo duhet të jetë një marrëveshje shumë e mirë.