Një burrë i armatosur i veshur me jelekun antiplumb u vra pasi u përpoq të hynte në një ndërtesë të FBI-së në Ohio, raportoi të premten BBC.
I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes në Cincinnati dhe u qëllua nga policia pas një përplasjeje disa orëshe në një zonë rurale.
Zyrtarët i thanë mediave amerikane se po shqyrtojnë nëse personi kishte ndonjë lidhje me grupet e ekstremit të djathtë.
Kreu i FBI tha se dhuna dhe kërcënimet kundër agjencisë "duhet të jenë thellësisht shqetësuese për të gjithë amerikanët".
Policia nuk e ka identifikuar zyrtarisht të dyshuarin e vrarë në Ohio dhe nuk ka komentuar motivin e tij.
Zyrtarë thanë se i dyshuari mund të ketë qenë i pranishëm në ndërtesën e Capitolit në Washington në ditën e trazirave të vitit të kaluar nga mbështetësit e Trumpit.
-
Një person i armatosur tenton të futet në zyrën e FBI-së në Cincinnati
-
Shërbimi sekret qëllon një burrë të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë
-
Sulm me armë në SHBA, të paktën një i vdekur dhe 24 të plagosur
-
Burri që kërcënoi Bidenin, qëllohet për vdekje nga FBI-ja
-
Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari u vra nga Shërbimi Sekret