Botë

Burri që kërcënoi Bidenin, qëllohet për vdekje nga FBI-ja

Një burrë i cili postoi kërcënime të dhunshme kundër presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë u qëllua për vdekje gjatë një bastisje të FBI-së të mërkurën.

Agjentët po përpiqeshin ta kryenin një urdhërarrest ndaj Craig Robertson në Utah, disa orë para një vizite të planifikuar nga Bideni atje.

Një ankues tha se Robertson postoi kërcënime në Facebook kundër Bidenit.

Mesazhet e tij përfshinin fotografi të armëve dhe kërcënimesh për vrasjen e Bidenit.

“Dëgjova se Bideni po vjen në Utah. Po kërkoj kostumin tim të vjetër dhe po pastroj pluhurin nga pushka M24”, kishte shkruar ai.

Ishte vetëm një nga dhjetëra mesazhet e dhunshme dhe fotografitë e armëve që postoi.