Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shibani, do të mbërrijë në Uashington të enjten, në udhëtimin e tij të parë zyrtar në kryeqytetin e SHBA-së, që kur sundimtarët e rinj islamistë morën Damaskun vitin e kaluar, kanë thënë për Reuters dy burime të njohura me vizitën.
Gjatë vizitës, e para nga një ministër i Jashtëm sirian në Uashington në më shumë se 25 vjet, Shibani do të takohet me ligjvënës amerikanë për të diskutuar heqjen e sanksioneve të mbetura të SHBA-së ndaj vendit të tij, është cituar të ketë thënë senatori Lindsey Graham nga Axios.
Shtetet e Bashkuara janë duke ndërmjetësuar së fundmi bisedimet midis Izraelit dhe Sirisë.
Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, i cili do të vizitojë Nju Jorkun javën e ardhshme për Asamblenë e
Përgjithshme të OKB-së, ka thënë se negociatat për të arritur një pakt sigurie me Izraelin mund të japin rezultate "në ditët në vijim".
-
Siria i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik
-
Trumpi pret sot në Shtëpinë e Bardhë presidentin sirian, Ahmad al-Sharaa
-
Sharaa i Sirisë mbërrin në SHBA për bisedime me Trumpin pas heqjes së sanksioneve
-
SHBA-ja po planifikon të ketë prani ushtarake në Damask
-
Trumpi dhe presidenti i Sirisë takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë