Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Kamala Harris, në një intervistë për programin “60 Minutes” në CBS, nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse e konsideron kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu “një aleat vërtet të ngushtë”.
“Me gjithë respektin, pyetje më e mirë është nëse kemi aleancë të rëndësishme mes popullit amerikan dhe atij izraelit, dhe përgjigja në atë pyetje është ‘po’”, tha zëvendëspresidentja.
Harrisi në intervistë nuk ka folur për Gazën. Ka përmendur ndihmën që ka dhënë ushtria e SHBA-së për ta mbrojtur Izraelin nga sulmi iranian.
Artikuj të ngjashëm
-
Harrisi ia bën të qartë Netanyahut se lufta në Gaza duhet të marrë fund
-
S’dorëzohet Kamala Harris, synon t'i futet garës për presidente edhe një herë
-
Netanyahu apel amerikanëve për përkrahje
-
Netanyahu thotë se do të diskutojë “fitoren ndaj Hamasit” në takimin me Trumpin
-
Çfarë shkoi keq për Kamala Harrisin?