Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e ka lënë të hapur mundësinë që të garojë sërish për presidente.
Harris ka thënë se “ka mundësi” të bëhet presidente një ditë dhe se është e bindur se një grua do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen.
Për BBC-në ajo po ashtu ka kritikuar ish-rivalin e saj në garën presidenciale të vitit të kaluar, Donald Trump, duke e quajtur “tiran”.
Teksa demokratët kërkojnë përgjigje për fitoren e republikanit Trump një vit më parë, shumica fajin ia kanë vënë ish-presidentit Joe Biden që nuk ka dhënë dorëheqje më herët. Por, janë ngrehur edhe pyetje nëse Harrisi do ta udhëhiqte më mirë fushatën e saj dhe të kishte një mesazh të qartë për çështjen kryesore, ekonominë.
Kur u pyet nëse ajo do të ishte edhe një herë kandidate për presidente, u përgjigj me “ndoshta”, duke konfirmuar se po konsideron këtë pozitë.
“Nuk kam mbaruar. E kam jetuar gjithë karrierën në shërbim dhe e kam në palcë”, ka thënë ajo sa i përket të ardhmes së saj në politikë.