Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris – e cila pritet të jetë kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale të nëntorit – ka zhvilluar bisedime “të sinqerta dhe konstruktive” me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Me një ton më të ashpër se presidenti Joe Biden, Harris ka thënë se ajo i bëri të qarta "shqetësimet e saj serioze" për viktimat në Gaza, duke i thënë Netanyahut se mënyra si Izraeli e mbron veten ka rëndësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Është koha që kjo luftë të përfundojë", ka theksuar ajo pas bisedimeve të tyre ballë për ballë në Shtëpinë e Bardhë, raportoi BBC.
Harris theksoi gjithashtu nevojën për një rrugë drejt një zgjidhjeje me dy shtete.
Një ditë më parë Netanyahu mbajti një fjalim në Kongresin amerikan nga ku u zotua për “fitore të plotë” kundër Hamasit, teksa mijëra protestues pro-palestinezë protestuan jashtë.
Kryeministri izraelit përballet me presion si në vendin e tij ashtu edhe jashtë që t’i japë fund luftës në Gaza që tashmë ka hyrë në muajin e nëntë.