Autoriteti i Mbrojtjes Civile i Hamasit ka thënë se të paktën 40 persona janë vrarë në Gazën Jugore dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet e Izraelit në një zonë humanitare të martën.
Ushtria e Izraelit në anën tjetër ka thënë se ka sulmuar luftëtarët e Hamasit në Khan Younis dhe se ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur civilët.
Banorët lokalë kanë thënë se tri hedhje kanë pasur cak tendat e të zhvendosurve në zonën humanitare të al-Mawasit, në perëndim të qytetit Khan Younis.
“40 persona janë vrarë dhe më shumë se 60 të lënduar, ndërsa shumë mbeten nën rrënoja”, ka thënë drejtori i operacioneve në autoritetin e mbrojtjes civile të Hamasit për BBC-në.
Dëshmitarët kanë thënë se eksplozivët e mëdhenj kanë goditur al-Mawasit pak pas mesnatës.
-
Hamasi thotë se 71 persona janë vrarë nga sulmi izraelit në zonën humanitare të Gazës
-
Shkon në 33 numri i të vdekurve nga sulmet e reja në Gazë
-
Të paktën 32 të vdekur nga sulmet e reja izraelite mbi qytetin e Gazës
-
Të paktën 46 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite
-
Të paktën 32 të vrarë nga ushtria izraelite afër pikave të ndihmës në Gazë