Të paktën 71 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit që goditi al-Mawasin e Khan Younisit në Gaza, zonë kjo me popullsi të dendur të të zhvendosurve, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.
Ushtria izraelite e pati caktuar këtë zonë si të sigurt, duke u bërë thirrje palestinezëve të kërkojnë strehim në këtë vend.
Siç bëhet e ditur edhe 289 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga këto sulme, raportoi të shtunën BBC-ja.
Ushtria izraelite ka thënë se po shqyrton incidentin, ndërsa mediat izraelite kanë raportuar se objektiv i sulmit ishte kreu i lartë i Hamasit, Mohammed Deif.
Një zyrtar i Hamasit e ka quajtur sulmin përshkallëzim të rëndë “që tregon se Izraeli nuk është i interesuar të arrijë një marrëveshje armëpushimi”.
-
Hamasi thotë se Izraeli ka vrarë 40 njerëz në zonë humanitare
-
Hamasi thotë se 30 persona u vranë nga sulmet izraelite në Gaza të martën
-
Shkon në 33 numri i të vdekurve nga sulmet e reja në Gazë
-
Shkon në 31 numri i të vdekurve afër qendrës së ndihmave në Gaza
-
Mbi 100 të vdekur nga sulmet izraelite në Gaza