Sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 103 njerëz gjatë natës të së shtunës dhe të dielën, kanë njoftuar spitalet dhe mjekët në enklavën e goditur, teksa Izraeli po intensifikon luftën e tij në territorin që, pas më shumë se 19 muajsh, nuk tregon shenja të zbutjes.
Më shumë se 48 njerëz janë vrarë në në sulmet ajrore në dhe rreth qytetit jugor të Khan Younis, disa prej të cilave goditën shtëpitë dhe tendat që strehonin njerëzit e zhvendosur, sipas Spitalit Nasser.
Mes të vdekurve ishin 18 fëmijë dhe 13 gra, ka thënë zëdhënësi i spitalit Ëeam Fares, raporton AP.
Në Gazën veriore, një sulm në një shtëpi në kampin e ndërtuar të refugjatëve Jabaliya ka vrarë të paktën nëntë persona nga një familje e vetme, sipas shërbimeve të urgjencës të ministrisë së shëndetësisë të Gazës.
Një tjetër sulm në rezidencën e një familjeje, gjithashtu në Jabaliya, ka vrarë 10 persona të tjerë, përfshirë shtatë fëmijë dhe një grua, sipas mbrojtjes civile, e cila vepron nën qeverinë e drejtuar nga Hamasi.
Izraeli fajëson Hamasin për viktimat civile nga operacionet e tij, sepse sipas tij, grupi militant vepron nga zonat civile.
Izraeli ka zgjeruar ofensivën e tij në Gaza, ende pa përfunduar vizita e presidentit amerikan, Donald Trump në Lindjen e Mesme javën e kaluar.
Izraeli e kishte miratuar planin dy javë më parë, por kishte njoftuar se nuk do ta vinte atë në funksion pa përfunduar vizita e Trumpit në shtetet e Gjirit.