Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hamasi thotë se 50 pengje janë vrarë që nga nisja e luftës

Një zëdhënës i grupit militant palestinez Hamas ka thënë se rreth 50 pengje që mbaheshin nga militantët në Gaza.

Sipas zëdhënësit, pengjet janë vrarë “si rezultat i bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës”, pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor.

Siç shkruan BBC, Abu Obeida nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ushtria e Izraelit ka identifikuar 224 pengje që mbahen nga Hamasi në Gaza.