Shtatë pengje izraelite, të cilët mbaheshin në Gazë, janë vrarë si rezultat i bombardimeve të enklavës nga ushtria izraelite, ka thënë të premten Abu Ubaida, zëdhënës i brigadave të krahut të armatosur të Hamasit “al-Qassam”.
Ai nuk ka dhënë detaje e as prova për të vërtetuar këtë supozim.
Sipas brigadave “al-Qassam” numri i pengjeve të vrara si pasojë e operacioneve të ushtrisë izraelite në Gazë tani ka tejkaluar 70-shin.
Zyrtarët izraelitë kanë refuzuar t’u përgjigjen mesazheve publike të Hamasit rreth pengjeve, duke e konsideruar këtë si “luftë psikologjike”.
Gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit, Hamasi liroi më shumë se 100 pengje izraelite dhe të huaj në këmbim të rreth 240 të burgosurve palestinezë.
Në fillim të luftës Hamasi kërcënoi se do të ekzekutonte pengjet si hakmarrje për sulmet ushtarake izraelite dhe Izraeli e ka akuzuar grupin militant për ekzekutimin e të paktën dy pengjeve, të gjetura nga ushtria izraelite.
-
Hamasi thotë se 50 pengje janë vrarë që nga nisja e luftës
-
Vritet një familje 6-anëtarëshe në Gazë nga sulmet izraelite
-
Arrin në mbi 100 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gazë
-
Izraeli thotë se njëri nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk është peng
-
Familjarët e pengjeve bllokojnë rrugët kryesore të Izraelit