Forcat izraelite kanë gjetur trupat e tri pengjeve që mbaheshin në Rripin e Gazës që nga sulmi i grupit militant palestinez Hamas në vitin 2023, ka njoftuar të dielën ushtria dhe kryeministri Benjamin Netanyahu.
Pengjet janë identifikuar si civilë Ofra Keidar dhe Yonatan Samerano, dhe ushtari Shay Levinson. Të gjithë ishin vrarë ditën e sulmit, më 7 tetor 2023, ka thënë ushtria, raporton Reuters.
Me gjetjen e tyre, 50 pengje të tjerë mbeten në Gaza, vetëm 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë.
Rreth 1,200 persona janë vrarë dhe 251 të tjerë janë marrë peng gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor, sipas autoriteteve izraelite.
Fushata pasuese izraelite kundër Hamasit në Gazë ka vrarë që atëherë më shumë se 55,000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Rripin e Drejtuar nga Hamasi, ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë prej 2.3 milionë banorësh, e ka zhytur enklavën në krizë humanitare dhe e ka lënë pjesën më të madhe të territorit në rrënoja.
-
Izraeli kthen trupat e 45 palestinezëve
-
Netanyahu “i vendosur” t’i ushtrojë presion Hamasit për t’i kthyer gjitha pengjet e vdekura
-
Izraeli thotë se njëri nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk është peng
-
Hamasi kthen edhe katër trupa pengjesh izraelite
-
Izraelitët të ndarë shënojnë dyvjetorin e nisjes së luftës në Gazë