Grupi militant islamik në Gazë Hamas, i përkrahur nga Irani, ka fajësuar “Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmet e Izraelit në Gazë.
Sipas Hamasit SHBA-ja bart përgjegjësinë e plotë për “masakrat” në Gazë, pasi sipas tyre, Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se Izraeli është konsultuar me administratën Trump para se filloi fushatën e bombardimeve mbrëmjen e kaluar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë sulmi izraelit ka vrarë më shumë se 400 palestinezë, ka raportuar "The Guardian".
“Me mbështetjen e palimituar ushtarake dhe politike për okupatorin (Izraelin), Washingtoni bart përgjegjësinë e plotë për masakrimin dhe vrasjen e grave dhe fëmijëve në Gazë”, thuhet në deklaratën e grupit militant palestinez, Hamas.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbajtur pushtuesin dhe mbështetësit përgjegjës për këto krime kundër njerëzimit”, ka shtuar Hamasi.
Mbi 400 palestinezë të vrarë nga Izraeli
(Përditësuar: 13:00) - Më shumë se 400 palestinezë janë vrarë gjatë natës në Gaza nga sulmet...-
Vritet një familje 6-anëtarëshe në Gazë nga sulmet izraelite
-
Izraeli kryen sulme të reja në Gazë, sfidon armëpushimin
-
Arrin në mbi 100 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gazë
-
Të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
-
Mbi 80 të vrarë në Gazë teksa ofensiva izraelite vazhdon të zgjerohet