Zhou Xiaoxuan, aktivistja e cila është bërë fytyra e lëvizjes #MeToo të Kinës, e ka paditur moderatorin e televizionit shtetëror Zhu Jun, vetëm pak pasi ai e paditi atë i pari për shpifje. Ajo e akuzoi atë se e kishte prekur kur ishte praktikante e re në CCTV.
Burimet njerëzore dhe menaxhmenti i lartë nuk do të merreshin me akuzën e saj për sulm seksual, ka thënë një ish-punonjëse e Alibabës. Kështu që, ajo shkoi në kafenenë e mbushur në selinë e gjigantit kinez të tregtisë elektronike dhe bërtiti sa mundi për hallin e saj.
Tani ajo po përballet me ngacmime në internet, me akuza se po gënjen nga gratë e dy burrave që ajo i ka akuzuar dhe një padi për shpifje nga nënkryetari i Alibabas i cili ishte i detyruar të jepte dorëheqje. Ndërkaq së fundmi ajo ka zbuluar se kompania e ka pushuar nga puna.
Gratë nga Kina shpesh përballen me probleme të tilla kur zgjedhin të flasin në publik për sulme seksuale. Në shumë raste të profilit të lartë, gjatë lëvizjes së shkurtër #MeToo të vitit 2018, viktimat u paditën nga burrat që dyshohet se i ngacmuan ato. Disa janë vënë në shënjestër me ngacmime në internet dhe janë censuruar të flasin për rastet e tyre. Në një klimë të tillë, aktivistët e të drejtave të grave kanë frikë se pak viktima do të guxojnë të flasin.
“Kjo do të thotë ta ndihmosh keqbërësin, dhe e bën mjedisin e punës edhe më të keq, dhe ky është një sulm ndaj gruas e cila dëshiron të luftojë”, ka thënë aktivistja e #MeToo, Zhou Xiaoxuan.
Ish-punonjësja e Alibabas ka thënë për “Dahe Daily”, gazetë provinciale, se kjo nuk do t’i inkurajonte gratë e tjera të shkojnë përpara, sipas përjetimit të saj e të qenit e sulmuar në të quajturit mashtruese.
Edhe
BE-ja gjobit AliExpressin me 550 milionë euro për mosndalimin e shitjes së produkteve të paligjshme
Mirëpo, në përgjigjet e shkruara nga pyetjet prej The Associated Press, ajo ka treguar se do ta vazhdonte luftën e saj. Deri tani identifikohet vetëm nga mbiemri i saj Zhou, për shkak të shqetësimeve të ngacmimit.
“Besoj shumë se kur është një rast i dikujt që pushohet nga puna për shkak se lufton për të drejtat e veta, mund të ekzistojnë edhe shumë e shumë raste të tilla, kurse viktimat e ardhshme të sulmeve seksuale mund ta kenë edhe më të vështirë të kërkojnë drejtësi”, ka thënë ajo.
Mst: Akuzat ndaj Alibabas
Zhou akuzoi një punëtor tjetër të Alibabas, me mbiemrin Wang, dhe një klient më mbiemrin Zhang për ngacmim seksual në një udhëtim pune në korrik. Ajo ka thënë se u zgjua në dhomën e saj të hotelit për të gjetur se Wang ishte duke e puthur dhe përkëdhelur atë. Po ashtu ajo tregoi se gjatë darkës kur të gjithë ishin aty, Zhang e kishte ngacmuar. Të dyja gratë e burrave, të cilat nuk ishin aty, i kanë mohuar publikisht akuzat.
Policia i arrestoi që të dy në muajin gusht me dyshimin për “ngacmim me forcë”, mirëpo e liroi Wangun pas 15 ditësh, periudha më e gjatë që mund të mbahet në paraburgim administrativ. Prokurorët hoqën hetimet mbi Wang, megjithëse Alibaba e pushoi atë nga puna. Klienti Zhang është në paraburgim policor për çështje penale në pritje.
Fillimisht, Zhou ka menduar se do të ketë drejtësi. Themeluesi i Alibabas, Daniel Zhang, u zotua me një deklaratë publike në gusht se do të krijojë një politikë kundër sulmeve seksuale, ndërsa udhëheqësit e lartë u zotuan se do ta përmirësojnë menaxhmentin, ka sqaruar ajo. Dy drejtorë Zhoi i kishte akuzuar se nuk përgjigjeshin për arsyet e dorëheqjes. Njëri prej atëherë e ka paditur atë.
“Pra, megjithëse isha e mbushur me plagë, ende isha e gatshme t’i besoja kompanisë dhe të bashkëpunoja me të”, ka shkruar ajo.
Megjithatë, në muajin e kaluar, ajo mori një letër përmbyllëse që e akuzonte atë për dëmtim të kompanisë. Letra nga filiali i Alibabas, Zhejiang Tmall Technology Co. Ltd. ka njoftuar se ajo ishte e shkarkuar për përhapjen e akuzave të rrejshme rreth sulmit të saj dhe trajtimit të kësaj çështjeje nga kompania.
Alibaba nuk u është përgjigjur kërkesave për komentin mbi përfundimin e Zhous. Viktimat e tjera janë përballur me të njëjtat pengesa.
Një raport i fundit nga studiuesit e Shkollës Juridike Yale ka gjetur 83 çështje civile në bazat e të dhënave të gjykatave publike kineze në lidhje me sulme seksuale ose ngacmime me forcë mes viteve 2018 dhe 2020. Në mesin e tyre, 77 u ngritën nga ngacmuesi i akuzuar kundër kompanisë ose viktimës. Në vetëm gjashtë raste, viktimat i paditën sulmuesit e tyre.
Një pjesë e madhe e disa grave që ngritën akuza kundër ngacmueseve gjatë lëvizjes #MeToo të Kinës janë përballur me padi për shpifje dhe kanë humbur. Këtu përfshihen edhe gazetaret Zou Sicong dhe He Qian. Një gjykatë në janar kishte vendosur se ato kishin shpifur për gazetarin më të shquar Deng Fei, sepse nuk kishin dhënë dëshmi të mjaftueshme që incidenti ka ndodhur.
Deng i kishte paditur, pasi ato kishin publikuar një llogari në Wechat të vitit 2018, ku kishin thënë se Deng e ka joshur He-në, atëkohë 21 vjeç, në një dhomë hoteli në vitin 2019 për t’i diskutuar idetë e ngjarjeve, ku ia largoi rrobat dhe u përpoq ta puthte dhe ta prekte. He dhe Zou apeluan vendimin, i cili u la në fuqi për të dytën herë nga gjykatat. Ato planifikojnë një tjetër apelim në një gjykatë më të lartë.
Edhe
Alibaba padit SHBA-në për akuzat mbi lidhje me ushtrinë kineze
Viktimat përballen më një barrë më të lartë të dëshmive, edhe kur janë ato që paditen.
Në vitin 2019, gjykata e Pekinit ka vendosur që një grua e re, Wang Qi, shpifte për Zhou Fei, zyrtar në Fondin Botëror të Kafshëve të Egra në Kinë, duke e akuzuar atë se e kishte puthur me forcë teksa punonin së bashku. Gjykata e urdhëroi Wang të kërkonte falje zyrtare.
Liderja e lëvizjes
Zhou Xiaoxuan, aktivistja e cila është bërë fytyra e lëvizjes #MeToo të Kinës, e ka paditur moderatorin e televizionit shtetëror Zhu Jun, vetëm pak pasi ai e paditi atë i pari për shpifje. Ajo e akuzoi atë se e kishte prekur kur ishte praktikante e re në CCTV.
Zhou mori mbështetje të fortë publike për rastin e saj dhe kishte mundësi të jepte intervista. Në ato ditë, llogaria e saj Weibo ishte ndaluar për postim për një vit. Ajo ka treguar se merr mesazhe sulmuese çdo ditë.
Aktivistët e #MeToo të ndihmuar nga mbështetja publike në vitin 2018 kërkuan ndryshime për ligjet e Kinës, përfshirë përcaktimin e ngacmimit seksual në Kodin Civil të vendit, i cili u ratifikua vitin e kaluar.
Ekspertët kanë theksuar se ligjit kombëtar i mungojnë dhëmbët pasi nuk po parashikon asnjë dënim. Zbatimi varet nga rregulloret e nivelit vendor dhe nga mënyra se si gjykatat i interpretojnë ligjet dhe këto rregullore. Gjithashtu, shumë kompanive u mungojnë kodet e ngacmimit seksual me ndëshkime të qarta dhe mekanizma për ndëshkim.
Në mars, qyteti lindor i Shenzhen lëshoi një udhëzim të ri nga nëntë departamente, përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit dhe Byronë e Sigurisë Publike për parandalimin e ngacmimeve seksuale në dokumentin e parë të tillë “sistematik” të këtij lloji.
Për momentin, Zhou, ish-punonjësja e Alibabas, mundet vetëm të presë gjykatat.
Avokati i Zhous, Du Peng, ka thënë në një mesazh që ata po presin për seancën gjyqësore të çështjes penale për Zhang, dhe do të kërkojnë nga gjykata të rihapet rasti kundër Wangut.
Zhou, e cila zgjodhi që t’u përgjigjet pyetjeve vetën në formë të shkruar, ka thënë se ajo ndihej emocionalisht “e paqëndrueshme”. Ajo lëkundet nga të qenit “shumë e shtyrë dhe e emocionuar” në “e dëshpëruar dhe pasive”. Mirëpo ajo ka thënë se nuk do të lëkundet në kërkimin e drejtësisë.
Edhe
Nga abuzimi te shpresa: lufta e grave kundër martesave të detyruara në Kinë
“Qëndrimi im është i palëkundshëm”, ka shkruar ajo. “Nuk do ta pranoj rezultatin e mënyrës jodashëse, të paarsyeshme dhe të paligjshme të kompanisë për t’u marrë me këtë”.
Përktheu: Blerta Haxhiu